Domart Konjari akuzohet për vrasje, flet avokati: Nuk ndodhet në Shqipëri

Shqipëria

Domart Konjari akuzohet për vrasje, flet avokati: Nuk ndodhet në Shqipëri

Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:06
Domart Konjari

Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur gjyqin ndaj Domart Konjarit i akuzuar për një sërë veprash penale nga autoritetet franceze dhe i liruar më pas nga Apeli i Krimeve të Rënda me një masë sigurie “detyrim paraqitje”, në seancën e sotme është paraqitur lista me 28 dëshmitarë.

Nga dje, Domart Konjarit i është shtuar edhe një akuzë, ajo për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë. Por gjyqi tek Krimet e Rënda është për të tjera akuza. “BalkanWeb” raporton se  24 prej dëshmitarëve të paraqitur në listë janë bashkë të pandehur të Konjarit, i cili po gjykohet prej 1 viti në mungesë.

Ndërkaq avokati i tij ka folur pas seancës së sotme gjyqësore. Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e Konjarit, i cili dyshohet të mos ketë lëvizur jashtë Shqipërisë pas lirimit në mars të vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat