Zbulohet kush ishte në makinë me Ahmetajn në aksidentin në Maqedoni

Shqipëria

Zbulohet kush ishte në makinë me Ahmetajn në aksidentin në Maqedoni

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:37
Arben Ahmetaj

Ish-ministri Arben Ahmetaj, vitin që shkoi u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik në Kumanovë, Maqedoni vitin që shkoi. 

Aksidenti në fjalë shkaktoi mjaft debate në lidhje me destinacionin e ish-ministrit, shkaktarin aksidentit, makinën luksoze, ndërkohë që sëfundmi u përfol për një femër që u fsheh nga policia maqedonase.

Por Lulzim Basha sot në Studio e hapur, ka zbuluar për herë të parë personin që shoqëronte Ministrin e Financave Arben Ahmetajn.

“Klodian Zoto, pronari i inceneratorëve ka qenë në makinë me Ahmetaj në aksidentin e Maqedonisë”, u shpreh Basha. 

Qeveria shqiptare i dha kompanisë së Klodian Zotos tenderin e dyshimtë për të cilin opozita akuzon se nuk është zhvilluar garë, për ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë.

Kompania “Technology Waste Treatment Fier” me pronar të vetëm Klodian Zoton, i akuzuar nga opozita si lidhje e ngushtë e ministrit Arben Ahmetaj, do përfitojë gjatë 2018-ës rreth 660 milionë lekë të tjera, megjithëse nuk e ka zgjidhur ende çështjen e tokës ku do ngrihet incineratori.

Zoto ka përfituar 178 milionë euro për ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat