Swoboda: Zgjerimi i BE, pse Serbia dhe jo Shqipëria?!

Shqipëria

Swoboda: Zgjerimi i BE, pse Serbia dhe jo Shqipëria?!

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 12:29
Hannes Swoboda

Bashkimi Europian do të bëhet akoma më i madh.

Në Bruksel do të prezantohet strategjia e zgjerimit, e cila për herë të parë jep një afat kohor se kur mund të ketë anëtarësime të reja.

Viti 2025 do jetë edhe viti kur BE do të hapë dyert për dy vende nga Ballkani.

Zyrtarisht thuhet se Serbia e Mali e Zi janë më përpara sa i përket integrimit dhe data u përket atyre.

Një nga politikanët e njohur austriakë, Hannes Swoboda, i njohur edhe në Shqipëri për shkak se deri vonë ka qenë eurodeputet, ka rezerva për strategjinë e re.

“Kemi kohë që mendojmë për zgjerimin. Ua kemi premtuar që do të ketë një zgjerim. Sepse nuk mund të themi që bota mbaron në Kroaci dhe më pas fillon sërish në Greqi. Na duhet që të mos e lëmë këtë rajon si një vrimë të zezë. Por nëse strategjia e paraqitur, është më e mira, kjo është një pyetje tjetër. Ajo vë në pikëpyetje faktin nëse prioriteti që i jepet Serbisë dhe Malit të Zi, nuk lë pas vende të tjera- mendoj për Shqipërinë, e cila është përpjekur shumë kohët e fundit për të bërë hapa përpara. Kisha imagjinuar një tjetër strategji, por në parim kemi thënë që nuk mund të lëmë një vrimë të zezë në Europë, që mund të mbushet nga të tjerët,” tha ai për DeutschlandFunk.

Sipas Svoboda, vendet e tjera që mund të zënë këtë hapësirë me ndikimin e tyre janë Rusia, Kina, por edhe Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat