Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri

Shqipëria

Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 13:58
Ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot dhe nesër do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik.

Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin.

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.06) nuk priten reshje, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.07) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në 3 qarqe të veriut, kryesisht pasdite (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri priten reshje dëbore në 800m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 16

në vendet e ulëta: 8 / 17

në vendet malore: 2 / 9 °C.

ERA: sot (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.07) do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat