“O Guri hajde se po na rrahin!” Rama tallet dhe thumbon: Sali, të dashtunit e tu...

Shqipëria

“O Guri hajde se po na rrahin!” Rama tallet dhe thumbon: Sali, të dashtunit e tu...

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 12:43
Kuvendi i Shqipërisë

“Disa nga të dashtunit e tu Sali, tash po i sheh se si do fluturojnë përjashta.”

Ky ka qenë thumbi që kryeministri Edi Rama i ka lëshuar ish kryeministrit Berisha, duke ju referuar frikës që sipas tij kanë opozitarët për reformën në sistemin gjyqësor.

Fill pas akuzave të Berishës për votën kundër SHBA-ve në OKB, Rama e ka nisur fjalimin e tij me ironi, duke deklaruar se nuk do të habitej sikur nesër opozita të kërkonte mocion me debat në parlament për çështje të dekadave të shkuara. Madje Rama ka theksuar se problemi i opiozitës nuk janë çështjet që ajo ngre në parlament, por arsyeja, që sipas kreut të qeverisë mbetet dhe do të vijojë të jetë frika ndaj reformës në drejtësi.

Më poshtë disa nga debatet që u zhvilluan pak minuta më parë:

Rama: Ti Sali bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje anti kushtetuese që e përkthyer në gjuhën popullore quhet tradhti ndaj Atdheut.

Jeni të gjithë të trembur. Frika juaj po i tërheq zvarrë në një rrugë pa rrugë. Nisemi sot e të shohim ca do ndodhë nesër. Hajde te sheshi te sheshi e të shohim a do bëhet përshesh.

Berisha çohet nga vendi.. i drejtohet Ramës: Pse ia mbathe ditën e protestës

Ndërhyn Ruçi: Uluni zoti Berisha, keni kohën e replikës

Berisha nuk ulet dhe pyet sërish Ramës: Ku shkove? Tregojë këtu!

Ruçi: Zoti Berisha ju tërheq vëmendjen, keni kohën e replikës, uluni

Rama: Pastaj thua ‘o Guri, o Guri, hajde se po na rrahin’. Kujtoni se do vijë Guri tu mbrojë juve nga ajo që Guri po ndërton këtu bashkë me partnerët europianë, drurin e ligjit. Ju vazhdoni bërtisni ‘o Guri hajde se po na rrahin’, por nuk e keni ne. S’ua kemi ne fajin që po u thyhen arrat, kanë filluar të kërcasin. Nuk e gjeni dot në Jeruzalem strehën që po u shembet në Shqipëri. Nuk po ua shembim ne, por streha po shembet sepse ne në këtë betejë nuk jemi vetë. Mirë do ishte që të ishim bashkë. Ne jemi me SHBA dhe BE. Me SHBA nuk u bashkon dot Jeruzalemi se iu ndan Drejtësia, iu ndan Reforma në Drejtësi. Votoni KLP e KLGJ, bëhuni bashkë me ne për Reformën në Drejtësi dhe pastaj flasim. Ju s’keni si votoni sepse nuk mund të votoni me duart tuaja vazhdimin e një procesi që mund tu lidhë duart në fund. Keni bërë shumë Sali, keni mbuluar shumë. Bërtisni apo nuk bërtisni ju, KLGJ dhe KLP do ngrihen sot. Sot mbaron filmi me gogla. Ne do votojmë, ju s’do votoni. Ata që kanë dalë nga goglat do të jenë organet e reja të KLP dhe KLGJ. Fshesa e Vettingut ka filluar Sali dhe disa nga të dashtunit të tu, tash po i sheh se si do fluturojnë përjashta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat