Vasili: FMN u shpreh sot kategorikisht kundër koncesioneve për rrugët

Shqipëria

Vasili: FMN u shpreh sot kategorikisht kundër koncesioneve për rrugët

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:36
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se sot Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që të ndalen koncecionet për rrugët.

Vasili: Jo më larg se sot kishte një qasje të re ku FMN shprehet kategorikisht kundër koncecioneve për rrugët, që në Shqipëri vazhdohet për qëllime shumë të errëta. U thashë që këto i thotë FMN-ja apo Banka Botërore. Është një rrënim për shkak të një borxhi të madh të një ekonomie të dobët, të një ekonomie që nuk ka investime të reja. Edhe një ekonomi që është bllokuar nga ato sektorë që janë drejtuar në mënyrë sovrane nga Partia Socialiste. Të vetmit njerëz që nuk kanë gabuar ndodhen tek Rilindja. Të tërë janë fajtorë këtej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat