Rama tallet me opozitën, komentuesi e masakron: Tahirin e le të lirë, detin e fale tek grekët...! - Bota Sot
Rama tallet me opozitën, komentuesi e masakron: Tahirin e le të lirë, detin e fale tek grekët...!

Shqipëria

E diel, 27 maj 2018

Rama tallet me opozitën, komentuesi e masakron: Tahirin e le të lirë, detin e fale tek grekët...!

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 09:36
Edi Rama

Mbrëmjen e djeshme u votuan listat për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe ato të Këshillit të lartë të Prokurorisë, dhe pavarësisht se votat e opozitës nuk ishin pro emrave, sërish këto institucione do të ngrihen në bazë të emrave të listës së tretë, paraqitur dje në kuvend dhe që ka kaluar automatikisht.

Në momentin e votimit vetëm pak deputetë të opozitës ishin në sallë, dhe pikërisht ata janë fotografuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shkruar me ironi:

 “Peisazh opozitar gjatë votimit për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë,”

Por kanë qenë komentuesit ata që kanë lënë mënjanë ironitë politike të Ramës dhe i janë hakërryer këtij të fundit në lidhje me dosjen e lënë pezull të Saimir Tahirit e paktin ende të paqartë mes Shqipërisë e Greqisë për detin.

Komentuesi:Vazhduan servilat. Bejne like , share dhe koment.

Po he more KM na trego pak per Cfare te votojn? Per Tahirin qe u la i lire?

Apo per detin qe mori Greqia?

Apo per ate gruan nga Kamza qe kishte shendetesi falas por duhet te paguaje 3 mije Euro per operacionin e goces?

Ju jeni te gjithe njesoj, si Saliu, Luli, hajduti i Krrabes e duke mbaruar te ju.

Po nuk iket ju te gjithe dhe te vije nje brez I ri nuk behet shqiperia. As ne 2050 sic tha anglezi por ne 2500 kismet.

Rama: Tahiri eshte ne hetim nga krimet e renda zoteria juaj dhe eshte hera e pare ne historine e pluralizmit qe partia nuk behet avokati i nje eksponenti te saj ne hetim! Detin e mori Greqia thote zoteria juaj po kjo eshte nje idiotesi qe e besojne vetem ata qe rrine me koke ne kazan, dmth eshte kryekeput e pavertete! Sa per dritat e ujin, eshte bisede e gjate por nje gje eshte e sigurte: Po te ishin bere 25 vjet me pare reformat e kater viteve te fundit, sot do i kishim te gjitha! Qe do te thote se s’jemi te gjithe njesoj zoteria juaj!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test