"M’u ndez një shkëndijë jete", historia e dhimbshme e Linditës

Shqipëria

"M’u ndez një shkëndijë jete", historia e dhimbshme e Linditës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:22
Lindita Buzuku

Lindita Buzuku, e sëmura me kancer nga Berati kërkonte ndihmën e shqiptarëve pasi nuk e përballonte dot ecejaket për t’u kuruar në Tiranë.?

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Berat ku takoi Linditën në banesën e saj.

Ajo rrëfen se 13 vjet më parë në këtë banesë jeta e saj u përmbys e gjitha. Sëmundja e rëndë e kancerit i mori këmbën e majtë. Pasi u vizitua në Tiranë ajo mësoi se kanceri i ishte rikthyer fuqishëm dhe më agresiv. Linditës dhe Ndriçimit u duhet të udhëtojnë çdo 21 ditë nga Berati në Tiranë për të ndjekur kimioterapinë me shpresën se një ditë ky makth do të marrë fund.

Përveç sëmundjes meraku i Linditës është vajza 17 vjeçare, të cilën dhimbja e ka rritur para kohe. Lindita ka ende forcë për të besuar se do t’ia dalë mbanë edhe kësaj here ashtu si para 13 vjetësh kur humbi këmbën. Jeta e Linditës është e lidhur pas një karroce lëvizëse.

Tashmë Lindita do të ketë mundësi të bëjë një jetë më normale me vendosjen e protezës. Ndihet e motivuar dhe sytë e ëmbël i qeshin. Ka gjetur forcën për ta kapur jetën kaq të padrejtë prej flokësh e na thotë se e ka mundur sëmundjen dhe dëshpërimin.

“Do gëzohem me familjen time, do eci, do vrapoj”- thotë ajo teksa sytë i kanë marrë një tjetër shkëlqim.

“Për mua është një mrekulli, i falënderoj shqiptarët kudo që janë, më dhanë kurajë. Falënderoj emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’, këto fjalë sot më dalin nga shpirti, nuk e prisja gjithë këtë mrekulli”- thotë ajo.

Një surprizë tjetër e pret Linditën. Elvis Naçi e ka shoqëruar Linditën në një apartament pranë spitalit universitar ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Apartamenti është vetëm 200 metra larg spitalit, ashtu siç kishte shprehur dëshirën Lindita në emision, të premten e kaluar.

Derën e hap e ëma e Linditës, kjo e fundit di vetëm se do të takojë një person. Dera hapet ndërsa nënë e bijë përlotën kur takohen. Në këtë moment Elvis Naçi i jep Linditës lajmin e madh se kjo është banesa e saj. Për qiranë e banesës është kujdesur personalisht Naçi.

“Kjo është shtëpia që t’i do të qëndrosh si princeshë. Do jesh e qetë pasi është pranë spitalit”, tha Naçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat