Pezullimi i gjyqtarëve në Durrës, reagon ambasadori Donald Lu - Bota Sot
Pezullimi i gjyqtarëve në Durrës, reagon ambasadori Donald Lu

Shqipëria

E premte, 17 gusht 2018

Pezullimi i gjyqtarëve në Durrës, reagon ambasadori Donald Lu

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:38
Ambasadori Lu

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar sot nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës: Petrit Çenon, Kliton Spahiun dhe Petraq Dhimitrin.

Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar.  Për këtë vendimin ka reaguar për Javanews.al edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Sipas tij, Ambasada e SHBA mirëpret këtë vendim.

“Ambasada e SHBA mirëpret pezullimin e tre gjyqtareve te Gjykatës se Apelit Durrës, përfshi kryegjyqtarin, ndërkohë që janë marrë të pandehur për korrupsion të rëndë. Shtetet e Bashkuara mbështesin hetime dhe ndjekje penale serioze për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjyqtarët e pandehur për korrupsion duhet të pezullohen ndërkohë që presin gjyqin”, ka qenë ky reagimi i ambasadorit Donald Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test