Shokon aktorja: Si më mbylli Hervin Çuli dyert e Teatrit Kombëtar! - Bota Sot
Shokon aktorja: Si më mbylli Hervin Çuli dyert e Teatrit Kombëtar!

Shqipëria

E enjte, 19 korrik 2018

Shokon aktorja: Si më mbylli Hervin Çuli dyert e Teatrit Kombëtar!

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:52
Hervin Çuli

Një ndër situatat më të nxehta të këtyre ditëve është edhe revolta e aktorëve të Teatrit Kombëtar, për zhvendosjen e godinës së institucionit dhe problemeve që ata kanë më një projektligj të Ministrisë së Kulturës.

Pas peticionit të firmosur kundër këtyre nismave të Ministrisë dhe kërkesës për t’u ballafaquar me ministren Kumbaro ata kanë qenë të ftuar në emisionin  “Zonë e Lirë” për të shprehur kërkesat e tyre. 

Ndër të tjera ka shokuar deklarata e aktores Anila Bisha e e cila sipas saj qëkur ka treguar se çfarë ndodh vërtet në teatër nuk i është dhënë asnjë rol në këtë institucion. 

Madje ajo ka shprehur se drejtori Hervin Çuli i ka thënë se nuk do të shkelë deri sa të jetë ai aty. 

“Sa të jem unë drejtor nuk do të punosh në Teatrin Kombëtar sepse ka sharë teatrin më ka thënë Hervin Çuli,”-theksoi aktorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test