Qeveria shqiptare tjetër goditje nga gjykatat ndërkombëtare, detyrohet t'i kthejë firmës 57 mln dollarë - Bota Sot
Qeveria shqiptare tjetër goditje nga gjykatat ndërkombëtare, detyrohet t'i kthejë firmës 57 mln dollarë

Shqipëria

E premte, 17 gusht 2018

Qeveria shqiptare tjetër goditje nga gjykatat ndërkombëtare, detyrohet t'i kthejë firmës 57 mln dollarë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 22:17
ilustrim

Shqipëria ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga gjykatat ndërkombëtare.

Këtë herë është Gjykata e Arbitrazhit në Paris, e cila ka dënuar qeverinë shqiptare t’i kthejë 57 milionë dollarë kompanisë Bankers Petroleum.

Top Channel e lexoi vendimin e tribunalit, një kopje e të cilit i ka mbërritur zyrtarisht edhe Avokaturës së Shtetit dhe Ministrisë së Energjisë. Sipas vendimit, këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.

Vendimi i tribunalit të Parisit mbyll përfundimisht, por me kosto të rëndë për buxhetin e shtetit, një konflikt i cili ka nisur dy vjet e gjysmë më parë.Në atë kohë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë për të paguar më pak taksa në shtet.

Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokoi llogaritë e Bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat.

Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në Arbitrazh. Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 Qeveria dhe Bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë sipas vlerësimit të Tatimeve, ndërkohë që Qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar.
Palët përzgjodhën gjigantin “Pricewaterhousecoppers”, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme i dha të drejtë Bankersit. Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në Arbitrazh.

Arbitrazhi ka vendosur pro kompanisë duke, e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë amerikanë, plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, që në total shkon në 60 milionë dollarë, një goditje e rëndë për buxhetin e shtetit.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe fare të shkurtër që buxheti merr goditje nga gjykatat ndërkombëtare. Një muaj më parë Gjykata e Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburgu dënoi qeverinë shqiptare të paguajë 13 milionë dollarë për të dëmshpërblyer pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës në Vlorë. Në total 73 milionë dollarë për vetëm një muaj, që do të paguhet nga taksapaguesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test