Pedagogët pa rroga, Nikolla kërkon ndjesë dhe fajëson ligjin e saj, do ti merrni pagat.....

Shqipëria

Pedagogët pa rroga, Nikolla kërkon ndjesë dhe fajëson ligjin e saj, do ti merrni pagat.....

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 12:42
Lindita Nikolla

Pas regaimeve te shumta në media dhe në rrjetet sociale të pedagogëve nga i gjithë vendi për mos marrjen e rrogave për muajin Janar e në vijim ka ardhur edhe reagimii I parë i ministres së arsimit Lindita Nikolla. Ajo gjatë një takimi zhvilluar në Tiranë ka deklaruar duke kërkura dnjesë se rrogat do të merren.

“Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor”, tha ministrja Nikolla.

Ajo e bërë këtë deklarata duke folur nga konferenca e rektorëve në Tiranë. Dhe fajësoi për vonesen e dhnjës në kohë të rrogave për pedagogët ligjin e arsimit të lartë për autonominë financiare të universiteteve, që e mbrojti me aq vrull.

Pedagogët e të gjitha universiteteve publike, nuk kanë marrë ende pagën e janarit, edhe pse sot data shënon 10 Shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat