Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Shqipëri

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 21:32
Ilustrim

Instituti i Gjeoshkendave, Energjisë, Ujit dhe Mineraleve parashikon se java e ardhshme do të vijojë të sjellë në territorin shqiptar reshje shiu.

Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në zonat malore, ndërsa temperatura do të jetë konstante. Në darkë pritet që rënie e termometrit të shënojë një deri në dy gradë më pak.

IGJEUM:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) lumi Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat