Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, fillon lëvizjet në kupolën e këtij institucioni

Shqipëria

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, fillon lëvizjet në kupolën e këtij institucioni

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 08:44
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ardi Veliu

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ardi Veliu pak ditë pas emërimit pritet që të bëjë disa lëvizje në kupolën drejtuese të institucionit.

Lëvizjet pritet që të nisin nga pozicioni i zëvendësdrejtorit.

Sipas Report Tv në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet Gjovalin Lokaj në postin e zëvendësdrejtorit.

Gjovalin Lokaj që pritet të zërë vendin e Rebani Jaupajt, aktualisht është drejtor i Policisë Vendore Shkodër, ndërsa ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.

Jaupaj nga zëvendësdrejtor, mund të emërohet Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit. Përpos bazës lëvizje pritet që të ketë edhe në qarqe me emërimin e Veliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat