Integrimi në BE, Macovei: Zbatimi i Vettingut, element kyç

Shqipëria

Integrimi në BE, Macovei: Zbatimi i Vettingut, element kyç

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:43
Monica Macovei

Pika e katërt e takimit të 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri që po mbahet sot në Tiranë ishte Reforma në drejtësi dhe Vettingu.

Monica Macovei, kryetare e delegacionit të PE, e cila po bashkëdrejton edhe takimin u shpreh se për momentin më e rëndësishme është pastrimi i drejtësisë, por gjatë fjalës së saj ajo theksoi se jo vetëm miratimi, por edhe zbatimi i ligjit të Vettingut është po ashtu një element kyç për progresin e vendit.

“Zbatimi i Vettingut është element kyç. Ka shumë vende që kanë miratuar shumë ligje të mira, por nuk i zbatojnë ati. E rëndësishme që të jepni dëshmi për zbatueshmëri të ligjeve. Duhet të ketë sa më shumë çështje të hetuara. Duhet të vijnë sa më shumë çështje si nga opozita, ashtu edhe nga qeveria”, theksoi ajo.

Rreth largimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga sistemi shqiptar i drejtësisë, ajo u shpreh se kjo është një shenjë se ata janë të frikësuar.

“Kjo është një shenjë që ata janë të frikësuar. Ne duam që ata që kanë bërë shkelje të mbajnë përgjegjësi, por për momentin çështja më e rëndësishme është të pastrojmë drejtësinë. Ne duam që të gjithë që kanë bërë shkelje të mbajnë përgjegjësinë. Objektivi kryesor të pastrojmë gjyqësorin. Shpresojmë se procesi i Vetting të mos marrë shumë kohë. Kjo është diçka që do të varet edhe nga Komiteti i Vettingut”, u shpreh Macovei.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat