A është ministri i përgjuar për afera korruptive, ja si përgjigjet Gjiknuri

Shqipëria

A është ministri i përgjuar për afera korruptive, ja si përgjigjet Gjiknuri

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 21:36
Edi Rama dhe Damian Gjiknuri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri flet për çështjet më të nxehta të ditëve të fundit.

Në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, ministri Gjiknuri ndalet tek çështja e HEC-eve mbi Osum dhe tek hetimet për çështjen CEZ.

Një tjetër temë që diskutohet eshte ajo e rrugës Tiranë-Elbasan, pasi dy ish-drejtorë të ARRSH po hetohen për “shpërdorim detyre”.

Ju keni zhvilluar një vizitë në ShBA, dhe disa takime të rëndësishme. Keni ardhur me diçka në Shqipëri?

Çdo takim që zhvillohet në SHBA ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Para mundësi të komunikoj dhe me këshilltarin e Trump për Sigurinë dhe drejtues të tjerë të lartë. Në të gjitha këto takime doli qartë mbështetja që SHBA i japin Shqipërisë në të gjitha fushat. Për ne ka rëndësi edhe mbështetja në projekte strategjike në fushën e energjisë. Pata mundësinë të loboj për projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, dhe gazit.

Deputeti Shehaj ju ka akuzuar ju dhe ministrin Ahmetaj se keni kryer telefonata me persona që janë në hetim. Ka gjë të vërtetë?

Meqë unë isha në Amerikë dikush do të dilte të hidhte një shashke këtej nga Shqipëria. Është njësoj si të them unë sipas thashethemeve që Shehaj ka dhënë 800 mijë euro për të qenë pjesë e listës së PD në Vlorë. Tani jemi mësuar me thashetheme, por faktet aty janë dhe le të hetohet.

Do t’i përgjigjeni kërkesës së opozitës për interpelancë për inceneratorët?
Unë e kam për detyrë këtë gjë, dhe do të përgjigjem. Edhe pse unë i jam përgjigjur me shkrim opozitës për kërkesat për këtë çështje.

Opozita e ka ngritur si një çështje të rëndësishme për incenereatorët. Si është e mundur që një person i vetëm të jetë për tre inceneratorët?

Unë nuk dua të hyj te pjesa si janë bërë këto procedura. I janë nënshtruar Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe mos gaboj edhe ndonjë lloj hetimi administrativ. Inceneratori i Fierit dhe i Elbasanit janë marrë përsipër për t’u ndërtuar nga buxheti i shtetit. Ndërtohet nga kompania private futet ne operim, i dorëzohet pastaj bashkisë, e cila është pronari final.

200 mln euro janë për tre inceneratorët. Është normale kjo?

Këto para shlyhen në vite me paratë e shtetit, dhe në fund pronësia i kalon shtetit. Buxheti i shteti del garant për bashkitë nëse ato nuk arrijnë të shlyejnë detyrimet. Pra nëse nuk garantohet minimumi i sasisë së nevojshëm të mbetjeve, apo nuk kanë para për të paguar tarifën për metër kub, për mbetjet që do të trajtohen aty. Në Fier ka filluar puna për ndërtimin e inceneratorit, por ka patur disa problematike me banorët aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat