Bylykbashi: Reforma zgjedhore, jo si ajo e Drejtësisë

Shqipëria

Bylykbashi: Reforma zgjedhore, jo si ajo e Drejtësisë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:34
Oerd Bylykbashi

Bashkëkryetari i komisionit te Reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi tha se konsensusi për reformën zgjedhore është jetik për suksesin e saj.

Ne takimin e përbashkët me eurodeputetet, Bylykbashi vuri ne dukje se shitblerja e votës është problemi kryesor për Shqipërinë Raporti i OSBE / ODIHR e përmend 13 herë fenomenin e blerjes së votave ne 2017-en. Gjithashtu, një studim i financuar nga BE zbuloi se 20% e të anketuarve shqiptarë iu ofruan para dhe mallra në këmbim të votës.

Zoti Bylykbashi tha se burimi kryesor për blerjen e votave janë paratë qe vijnë nga droga dhe korrupsioni qeveritar.

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore theksoi se nëse ky problem nuk zgjidhet, rreziku është qe reforma zgjedhore, edhe nëse do te ketë sukses, mund te mbetet ende në letër.

Zoti Bylykbashi tha se parakusht i suksesit te kësaj reforme është konsensusi i sinqerte mes palëve. “Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjaje reformës territoriale, pasojat e te cilës po behën gjithmonë e me te renda për keqqeverisjen e qytetareve.

Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjaje kurrë as reformës ne drejtësi, ligjet e te cilës u miratuan ne mënyrë te njëanshme dhe antikushtetues. Këto janë modeli si nuk duhet bere reforma zgjedhore”- tha Bylykbashi.

Për te reflektuar këto arsye, Partia Demokratike ka propozuar disa ndryshime ne piken 8 te draft rekomandimeve, ku flitet për reformën zgjedhore.

 “8. Këmbëngul në nevojën për një ndjekje të plotë të të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe për reformën zgjedhore, duke përfshirë masat kundër blerjes së votave, të cilat duhet të zbatohen pa vonesë dhe në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat