Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka reaguar një ditë pas votimit të vetingut në Policinë e Shtetit.
Ai e quan një nismë të rëndësishme për të krijuar policinë e ligjit ndryshe prej asaj që ka moton “Policia që duam”.
Postimi i plotë:
Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nismë e rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimi e korrupsioni; për të krijuar policinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndryshe prej policisë së drejtorëve në kërkim që e bënë atë polici të plantacioneve të kanabisit; për të krijuar policinë e re të Shqipërisë Europiane, ndryshe prej policisë që e urdhëruan të mbushte kapelet me vota të vjedhura!
Të gjithë bashkë për t’a bërë policinë, Polici të Shtetit, përmes një procesi vetingu ligjor, institucional dhe transparent!