“Fokusi i Reformës në Drejtësi mbetet votimi dhe numërimi elektronik i votës!”

Shqipëria

“Fokusi i Reformës në Drejtësi mbetet votimi dhe numërimi elektronik i votës!”

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 21:21
Komisioni i Reformës Zgjedhore

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka deklaruar se fokusi i punimeve të këtij komisioni është vendosur që të jetë votimi elektronik.

Lajmin, deputeti i PD-së e ka publikuar në rrjetin social përmes profilit të tij, duke thënë se komisioni ka për prioritet atë që do të mundësojë ndalimin e manipulimit të votave në Shqipëri. Votimi dhe numërimi elektronik i votave do të bëhet realitet më në fund vjedhjen e votave në Shqipëri, një plagë të cilën vendi e ka vuajtur tashmë prej 28 vitesh.

Për më tepër lexoni statusin e Bylykbashit:

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi në një status në Facebook ka njoftuar se Komisioni ka përcaktuar votimin  elektronik si prioritetin e tij.

Zyrtare: Komisioni i Reformes Zgjedhore percaktoi VOTIMIN ELEKTRONIK si prioritet te tij.

Identifikim biometrik qe askush te mos manipuloje me karta falso, te falsifikoje firmat e emigranteve apo t'u bllokoje zgjedhesve voten duke u marre kartat e identitetit.

Votim e numerim elektronik qe askush te mos mbushe kutite e votimit apo te vjedhe votat ne numerim.

Sistem i thjeshte, transparent dhe i besueshem per zgjedhesit, partite dhe publikun. Ekspertet e huaj e thone qarte; kerkon kujdes por eshte plotesisht e beshme. Partneret e huaj po ashtu mbeshtesin qasjen e kujdeseshme te komisionit per votim elektronik ne qender votimi, jo online!

Komisioni hodhi shinat per nje reforme te suksesshme e konsensuale. Kjo reforme eshte me e rendesishmja. Vetem nje parlament pa vote te blere dhe pa kriminele mund te beje Drejtesi te vertete.

Zgjedhjet jane prioritet per demokracine dhe integrimin europian. Opozita do t'i prije ketij interesi jetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat