Rëndohet situata e fruthit në vend. 132 raste vetëm në Tiranë

Shqipëria

Rëndohet situata e fruthit në vend. 132 raste vetëm në Tiranë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:19
Situata e krijuar nga fruthi

Situata e krijuar nga fruthi në vendin tonë ka bërë të mblidhet ditën e sotme Komisioni i Shëndetësisë, ku ekspertë të shëndetësisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë janë thirrur për të raportuar mbi gjendjen aktuale dhe menaxhimin e kësaj sëmundje me pasoja të rënda në shëndetin e popullatës.

E pranishme në komision ka qenë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila bëri të ditur se vetëm në Tiranë janë raportuar 132 raste të prekur me fruth.

Sipas saj, 74%e rasteve janë konstatuar tek ajo pjesë e popullatës e cila ka qenë e pa vaksinuar, kryesisht fëmijë të moshës 0-12 muaj.

Deri tani fruthi u ka marrë jetën dy foshnjave, ndërsa rasti më i vjetër sipas zv. ministres Rakacolli raportohet të jetë një 63-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat