Meta priti në një takim lamtumire ambasadorin e Maqedonisë, Stojan Karajanov

Shqipëria

Meta priti në një takim lamtumire ambasadorin e Maqedonisë, Stojan Karajanov

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 12:55
Ilir Meta dhe Stojan Karajanov

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire, Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Stojan Karajanov.

Duke iu referuar intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin dhe kontributin personal të Ambasadorit Karajanov në këtë drejtim

 Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se, Ambasadori Karajanov edhe pas mbarimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri do të jetë një promovues aktiv i marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat