Basha: Kompania së cilës i kapën 613 kg kokainë ka bërë edhe 97 rrugë Kolumbie

Shqipëria

Basha: Kompania së cilës i kapën 613 kg kokainë ka bërë edhe 97 rrugë Kolumbie

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 17:41
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të mërkurën se Arbër Çepaj, pronar i kompanisë që priti dhe magazinoi sasinë prej 613 kg kokainë, ka bërë edhe 97 rrugë Kolumbie.

“Ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij”, tha Basha në një postim në Facebook.

Më herët të mërkurën 613 kg kokainë u kapën në një magazinë, e cila monitorohej në mënyrë të vazhdueshme nga policia, në rrugën dytësore ‘Maminas-Durrës.

Kryedmokrati më tej tërhoqi vëmendjen tek kontradiktat mes deklaratave të Ministrit të Brenshëm Xhafaj dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja. Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali”, tha Basha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat