Vrau gjyqtaren Hafizi, lëvizja e Kasemit për t’i shpëtuar dënimit përjetë

Shqipëria

Vrau gjyqtaren Hafizi, lëvizja e Kasemit për t’i shpëtuar dënimit përjetë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 07:53
Fadil Kasemi (dorasi) dhe Fildes Hafizi (viktime)

Fadil Kasemi, autori i vrasjes së ish-gjyqtares Fildes Hafizi ka bërë një lëvizje të papritur.

Teksa pritej finalizimi i procesit gjyqësor dhe dhënia e vendimit ndaj tij, Kasemi i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të dërgojë për interpretim në Kushtetuese, dispozitën ligjore që i heq atij të drejtën për gjykim të shkurtuar.

Por, nëse kërkesa e tij merret parasysh dhe ai fiton të drejtën për gjykim të shkurtuar, i shmanget burgimit maksimal.

Fadil Kasemi, ish-burri I gjyqtares së ndjerë, argumenton se akuzohet për tre vepra penale dhe se për dy prej tyre, ai ka të drejtë të gjykohet me kohë të shkurtuar kërkesë e cila është refuzuar nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat