Rama në forumin izraelit: Shqiptarët dhanë floririn por jo listën e hebrejve tek nazistët

Shqipëria

Rama në forumin izraelit: Shqiptarët dhanë floririn por jo listën e hebrejve tek nazistët

Më: 4 mars 2018 Në ora: 17:25
Edi Rama

Nga SHBA-ja, kryeministri Edi Rama ka ftuar investitorët izraelitë që të vijnë në Shqipëri, pasi ashtu sikundër edhe në kohët e vështira të Luftës së Dytë Botërore, Tirana do të mbetet një shtëpi e dytë për ta.

Rama ka folur gjithashtu dhe për një sërë rastesh kur shqiptarët kanë shpëtuar jetët e hebrenjve të persekutuar nga nazistët, duke dhënë gjithçka kanë patur në mënyrë që të mos dorëzonin familjet e mbrojtura prej tyre në duart e gjermanëve të Hitlerit.

“Historia është absolutisht e jashtëzakonshme sepse hebrejtë u shpëtuan jo vetëm nga familjet myslimane, por edhe nga kleri katolik. Është shumë e famshme historia e njërit prej klerikëve më të lartë të krishterë në Shqipëri që pagëzoi shumë hebrej që të ndryshonte identitetin e tyre dhe ti mbronte nga nazistët. 

Kemi një episod interesant ku nje prej nazistëve më të lartë thirri 4 përfaqësuesit e komunitetet fetare dhe u kërkoi listën e hebrenjve dhe listën e floririt, ata dhanë listën e floririt por jo të hebrenjve.”-tha Rama.

Rama foli në konferencën e Ëorld Leaders që zhvillohet në Uashintgon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat