Sot punimet e Kuvendit, pritet miratimi i vetingut për policinë

Shqipëria

Sot punimet e Kuvendit, pritet miratimi i vetingut për policinë

Më: 5 mars 2018 Në ora: 08:07
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare ku pritet të miratohet nen për nen dhe në terësi projektligji për vettingun në polici.

Një javë më parë ky projektligj u votua në parim. Mazhoranca dhe opozita kërkuan një javë kohë për të marrë në shqyrtim propozimet e LSI-së për projekligjin.

Opozita u shpreh pro kësaj reforme që sipas do të çlironte policinë nga të inkriminuarit. Punonjësit e policisë do të vlerësohen në tre elementë kyç integritetin, pasurinë dhe profesionalizmin.

Vettingu do të zgjasë 24 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Po ashtu në seancën e rradhës Parlamenti do të votojë edhe për Kodin e Sjelljës, projektligj ky që është depozituar në Kuvend 3 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat