ONM kërkoi procedim disiplinor, Komisioneri Publik prezanton avokatin. I rrëzohet kërkesa e parë

Shqipëria

ONM kërkoi procedim disiplinor, Komisioneri Publik prezanton avokatin. I rrëzohet kërkesa e parë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:10
Heral Saraçin

Në seancën e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për Heral Saraçin, Kolegji ka pranuar kërkesën e Komisionerit Publik, për t’u mbrojtur me avokat.

Saraçi kërkoi që t’i jepet kohë avokatit Shaqir Hasani për të njohur aktet, por kjo gjë nuk u pranua.

Hasani tha: U zgjodha 1 ditë më parë, avokati tjetër s’mund të vinte. S’i njoh aktet ndaj kërkova kohë të njohëm me aktet.

Por kerkesa e tij nuk u mor parasysh.

Mban postin e Komisionerit Publik, ONM kërkesë për procedim disiplinor ndaj Heral Saraçit

Heral Saraçi fituesi i zgjedhur me 11 vota pro për Komisionin Publik do të paraqitet më datën 5 mars në seancë dëgjimore për shqyrtimin e një procedimi disiplinor të kërkuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Gjyqtarja Natasha Mulaj ka depozituar dy ditë më parë për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinore ndaj Saraçit.

Kujtojmë që Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut.

Sipas Kushtetutës ky institucion ushtron apelimin  e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit.

Komisioneri Publik rivlerëson deklaratat e subjekteve, si dhe bashkëpunon me institucionet vendase dhe të hauja për të konfirmuar vërtetësinë e deklarimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të marrë nën hetim.

Njoftimi i plotë i Kolegjit të Apelimit:

Ditën e hënë, datë 5 mars 2018, ora 12.00 do të zhvillohet seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj Komisionerit Publik z. Heral Saraçi.

Ky procedim disiplinor ka filluar me kërkesë të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Lidhur me këtë procedim disiplinor, gjyqtari hetues zj. Natasha Mulaj ka depozituar në datë 26 shkurt 2018, për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor, Raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinore.

Komisioni Disiplinor përbëhet nga:

Z. Sokol Çomo, Gjyqtar (Kryesues)
Zj. Albana Shtylla, Gjyqtare (Anëtare)
Z. Ardian Hajdari, Gjyqtar (Anëtar)

Bazuar në nenin 17, pika 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni Disiplinor, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së Raportit mbi rezultatet e hetimit, e cila është data 26 shkurt 2018, duhet të marrë një vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat