Autorizimi për negociatat me Greqinë, Bushati i çon Metës letrën e dytë - Bota Sot
Autorizimi për negociatat me Greqinë, Bushati i çon Metës letrën e dytë

Shqipëria

E mërkurë, 20 qershor 2018

Autorizimi për negociatat me Greqinë, Bushati i çon Metës letrën e dytë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 22:23
Ilir Meta dhe Ditmir Bushati

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë një tjetër letër nga Ministria e Jashtme për autorizimin për t’i hapur rrugë dhënies së Plotfuqishmërisë për negociatat me Greqinë.

Letra është dërguar paraditen e kësaj të mërkure nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ndërkohë, po sot në Presidencë është zhvilluar edhe një takim 60-minutësh mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.

Takimi ishte hermetik dhe nuk u dha asnjë informacion për mediat.

Letra e dytë nga Ministria e Jashtme vjen pasi më herët Ditmir Bushati kishte deklaruar se janë përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara nga Presidenti, pasi refuzoi fillimisht të japë autorizimin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test