Arrestim i pronarit të “Kristal”, MAS: Ja sa diploma false u dhanë pas mbylljes - Bota Sot
Arrestim i pronarit të “Kristal”, MAS: Ja sa diploma false u dhanë pas mbylljes

Shqipëria

E diel, 23 shtator 2018

Arrestim i pronarit të “Kristal”, MAS: Ja sa diploma false u dhanë pas mbylljes

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:31
Foto ilustruese

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, ka reaguar në lidhje me falsifikimin e diplomave në emër të një universiteti të mbyllur prej disa vitesh,

Në një njoftim të shpërndarë për media ministria deklaron si më poshtë:

Ministria e Arsimit refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara që i përkasin institucioneve që janë mbyllur, pas verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në vitin 2014.

Si rezultat i të cilit, u mbyllën 23 universitete, 22 privatë, 1 publik dhe 6 filiale.

Ju bëjmë me dije se nga 1 shatori 2014, asnjë nga këto universitete nuk ka pasur të drejtë të lëshojë asnjë diplomë ndaj studentëve.

Ministria e Arsimit kërkoi nga institucionet e mbyllura që të dorëzojnë të gjithë regjistrat që disponojnë me emrat e studentëve.

Universiteti “Kristal” nuk pranoi të dorëzojë regjistrat sipas kërkesës zyrtare.

Pas kallëzimit që iu bë këtij universiteti për këtë shkelje të radhës, ndërhyri prokuroria dhe i sekuestroi regjistrat.

Pas mbylljes së hetimeve nga prokuroria, regjistrat u depozituan në arkivin e Ministrisë së Arsimit.

Prej kohës së mbylljes së këtij universiteti, institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara.

Në ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test