“Kristali”, thirrje për padi të reja. Ministria e Arsimit nuk ka paditur 86 rastet e diplomave false - Bota Sot
“Kristali”, thirrje për padi të reja. Ministria e Arsimit nuk ka paditur 86 rastet e diplomave false

Shqipëria

E premte, 22 qershor 2018

“Kristali”, thirrje për padi të reja. Ministria e Arsimit nuk ka paditur 86 rastet e diplomave false

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:29
Ministria e Arsimit

Gjykata e Tiranës caktoi të enjten masën e sigurisë për ish-pronarin e Universitetit “Kristal”, Ahmet Muçaj, i cili u kap teksa po jepte një diplomë të falsifikuar një shtetaseje në këmbim të 2500 eurove, afro katër vjet pas mbylljes së Universitetit “Kristal”.

Kjo masë është argumentuar me moshën e të arrestuarit, i cili është 70 vjeç. Përveçse akuzave të korrupsionit në sektorin privat dhe falsifikim të dokumenteve, hetimi pritet të shtrihet jo vetëm në kohë, por edhe ndaj personave të tjerë. Kjo pasi, Ministria e Arsimit deklaroi një ditë më parë se nga verifikimet paraprake të regjistrave të Universitetit “Kristal”, dyshohet se janë dhënë 86 diploma të falsifikuara.

Ndërkohë këtë konstatim, ministria ende nuk ja ka referuar Prokurorisë. Asnjë padi nuk është paraqitur në Prokurori për këto diploma që rezultojnë false, as nga vetë të dëmtuarit, të cilët prej vitit 2014 e deri më sot i kanë kërkuar Ministrisë se Arsimit që të verifikojnë ligjshmërinë e dokumenteve që kanë marrë nga universiteti “Kristal”.

Burime pranë Prokurorisë konfirmojnë se në dosjen e universitetit “Kristal” është vetëm një rast. Për këtë arsye, Prokuroria i kërkon të gjithë të mashtruarve që të paraqesin paditë edhe për rastet e tjera kur kanë marrë diploma false.

Ndërkohë që zyrtarisht një informim për Prokurorinë, me 86 emrat e personave që u verifikuan se kishin diploma false, duhet ta kishte bërë vetë Ministria e Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test