Zhupa: Si Rama financoi me lekët e drogës shkrimin në median amerikane - Bota Sot
Zhupa: Si Rama financoi me lekët e drogës shkrimin në median amerikane

Shqipëria

E premte, 21 shtator 2018

Zhupa: Si Rama financoi me lekët e drogës shkrimin në median amerikane

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:49
Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu përgjigj deklaratave të dala nga Partia Socialiste në lidhje me shkrimin e revistës amerikane për lobimin rus të Lulzim Bashës.?

Sipas Zhupës shkrimi i publikuar në Mother Jones, një media ekstremiste e majtë e njohur për qëndrimet e saj anti-Trump, është financuar nga Edi Rama me para të paligjshme.

“Shkrimi është pjesë e një fushate të qëllimshme për të mbuluar kokainën dhe lidhjet e familjes Rama me të.

Akuzat me rusë të artikullit janë thellësisht qesharake, por për t’i bërë edhe më qesharake, sot ato i ripërcolli Elisa Spiropali.

Elisa, e cila nga puna në doganë duket se ka krijuar një njohje të veçantë për oligarkët, ka bërë sot një sallatë ruse me oligarkë dhe Kremlin.

Është shenjë e nivelit të turpshëm të korruptimit dhe inkriminimit të Partisë Socialiste fakti që ruajtësja e nderit në PS është bërë Elisa Spiropali. Por është akoma më e rëndë që një parti e tërë po angazhohet përherë e më shumë në mbrojtje të drogës dhe të krimit.

Edhe ky cikël akuzash të mercenarëve të paguar me paratë e kontrabandës dhe trafikut që kur Elisa ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, do të diskretitohen.

Ajo që mbetet është ajo që ka rëndësi - Saimir Tahiri si trafikant dhe familja Rama e përfshirë në tregtinë e kokainës. Këta janë rreziku i destabilizimit të Shqipërisë”, tha Zhupa.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test