Lidhja e Bashës me rusët/ Deputeti socialist: Faktet e reja të rënda, FBI dhe Prokuroria të hetojnë - Bota Sot
Lidhja e Bashës me rusët/ Deputeti socialist: Faktet e reja të rënda, FBI dhe Prokuroria të hetojnë

Shqipëria

E mërkurë, 26 shtator 2018

Lidhja e Bashës me rusët/ Deputeti socialist: Faktet e reja të rënda, FBI dhe Prokuroria të hetojnë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 20:37
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla

Ai shkruan në një postim së fundmi në rrjetin social “facebook” se këto fakte janë prova shqetësuese të një skandali të rëndë i cili nuk mund të kalojë thjeshtë me një deklaratë nga Partia Demokratike.

Gjithashtu Balla e ka cilësuar si të turpshme sjelljen zyrtare të Partisë Demokratike, ku sipas tij, në vend që të sqarojë faktet për lidhje financiare me burime ruse, sulmon median amerikane.

Balla shkon më tej duke kërkuar hetim gjithëpërfshirës nga prokuroria në bashkëpunim me Britaninë dhe FBI.

Postimi i plotë:

Faktet e reja të nxjerra në dritë nga investigimi i Revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ripublikuara sot në shumë media të tjera amerikane dhe në Europë, për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë, janë prova shqetësuese të një skandali të rëndë, i cili nuk mund të kalojë me një deklaratë “fletë-rrufe” të Partisë Demokratike, sot edhe dje.

Është e turpshme sjellja zyrtare e PD, e cila në vend që të sqarojë faktet për lidhje financiare me burime ruse, sulmon median amerikane.

Lidhur me përpëlitjen dhe akuzat qesharake të Partisë Demokratike, përgjigjia më e saktë dhe shteruese është reagimi i një prej gazetarëve të Revistës amerikane, zonjës Hannah Levintova, e cila sqaroi dje se:

“Artikulli është kryesisht i bazuar në dokumentat e plotësuara për Mbretërinë e Bashkuar dhe të formularëve zyrtarë të lobeve në Shtetet e Bashkuara për Departamentin e Drejtësisë dhe Kongresin.

Këto dokumente janë publikuar në shkrim. Akuzat se Mother Jones ka marrë para nga Edi Rama për ta publikuar këtë artikull janë absurde. Ne nuk pranojmë kurrë pagesa për një investigim, në çfarëdolloj forme qofshin ato dhe sigurisht që nuk e kemi bërë edhe në këtë rast.

Gjithashtu: Mother Jones është një uebsjat investigativ që ka fituar çmime për investigimet e tij dhe ka një sajt me 10 milionë lexues çdo muaj. Vitin e kaluar, ne fituam Çmimin Revista e Vitit dhe Çmimin Revista Kombëtare për raportimin më të mirë, nga Shoqata Amerikane e Botueseve të Revistave në Shtetet e Bashkuara.”

Prandaj Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i detyrohen menjëherë shqiptarëve një sqarim të plotë të gjithë këtij skandali, të cilin e konsiderojmë tepër i rëndë.

Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim gjithpërfshirës, në bashkëpunim me FBI-në dhe autoritetet britanike, për të zbardhur deri në fund përmasat e këtij skandali tepër të rëndë

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test