Ç’montimi i Tahirit, Rama i shkarkon edhe avokatin e tij. Ja kush është - Bota Sot
Ç’montimi i Tahirit, Rama i shkarkon edhe avokatin e tij. Ja kush është

Shqipëria

E premte, 21 shtator 2018

Ç’montimi i Tahirit, Rama i shkarkon edhe avokatin e tij. Ja kush është

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:05
Artur Miçko

Edi Rama nuk ndalon në largimin e njerëzve Saimir Tahirit nga administrata. Një ditë më parë ka larguar edhe një drejtor të rëndësishëm, që njihej si mbështetës i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Rama gjatë një mbledhje të djeshme ka shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Miçko. Në vend të tij është emëruar Elira Caushin, e cila aktualisht është punonjëse në Kryeministri.

“S’ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndërmjetësoni me bizneset, punësoni njerëzit te vendet bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht”, mësohet të ketë thënë Rama.

Kujtojmë këtu, se Artur Miçko është një ndër avokatët që ka pasur Saimir Tahiri. Miçko është avokati që e përfaqësuar ish-ministrin në çështjet për shpifje me Shkëlzen Berishën, gjyqe që Saimir Tahiri i ka humbur të gjithë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test