Burrnesha Diana, virgjëresha e betuar që zgjodhi të jetojë si burrë - Bota Sot
Burrnesha Diana, virgjëresha e betuar që zgjodhi të jetojë si burrë

Shqipëria

E shtunë, 23 qershor 2018

Burrnesha Diana, virgjëresha e betuar që zgjodhi të jetojë si burrë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:46
Diana

Nuk e dinë të gjithë se në Durrës jeton një prej të fundit të virgjera të betuara, ose Burrnesha, sic njihen ndryshe.

Emrin e vërtetë e ka Diana, por ajo kërkon me ngulm që ta thërrasin Lali.

Në një bisedë me Ora News, për jetën e saj dhe barazinë gjinore, të cilën e mbështet, vetëm nësë eshtë e merituar.

Diana, qe ka zgjedhur të jetojë si burrë që prej moshës 17 vjeçare dhe kërkon ta thërrasin lali, është një nga burrneshat shqiptare që kanë bërë xhiron e botës përmes medis ndërkombëare.

Sic duket në këtë foto ka qenë një vajzë simpatike.

Diana: Më merr për femër ti mua?!

Sot pas afro 5 dekadash mban kravatë të kuqe, beretë e zezë dhe ka një shikim i ashpër.

Vite me parë Diana, apo lali, siç kerkon ta therrasin, zgjodhi formën më të vështirë për të arritur barazinë, por sot gratë i kanë të gjitha mundësitë që ta gjejnë rrugën me dinjitet dhe vetëvlerësim…

Në një bisedë të regjistruar në qytetin ku jeton, pohon se ndjehet edhe burrë edhe grua.

Diana: Me mua qan hallin një femër, qan hallin edhe një mashkull me mua.

Vendimi për të jetuar si burrë thotë se e ka marrë për t’i shpëtuar dominimit të meshkujve në një shoqëri patriarkale si kjo e jona.

Cmimi për t’u paguar është virgjëria.

Arsyet për një vendim kaq të rreptë ishin vetëm sociale dhe jo për shkak të seksualitetit. Pavarësisht zgjedhjes personale, kërkon barazi për gratë, me kusht që të jetë e merituar.

Diana: Gratë të zënë vendin e tyre me dinjitet, që kam dalë nga një nënë për mua është një festë e madhe.

Burrneshat i përkasin kohës së kanunit të Lekë Dukagjinit, por nëse i besojmë Lalit edhe në ditët e sotme ka vajza që kanë kuriozitet c’do të thotë të jetosh si burrë.

Diana: Dua të bëhemi si puna jote. Pse i them unë ? Nuk e arrin dot sepse ne atëhere nuk kishim ato kushte që kishit ju sot..

Lali që ndodhet në trupin e Dianës jeton vetëm. Kohën e mbush me miqtë dheshprehet se ka pasion letërsinë dhe pikturën.

Video

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test