Xhafaj takon ambasadorët e vendeve të BE, ja fokusi i diskutimeve

Shqipëria

Xhafaj takon ambasadorët e vendeve të BE, ja fokusi i diskutimeve

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:16
Fatmir Xhafa

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj po zhvillon prej dy orësh një takim me ambasadorë të vendeve të BE-së në Tiranë.

Mësohet se në qendër të takimit që po mbahet në Zyrat e BE-së është vettingu në polici dhe lufta ndaj krimit të organizuar.

11 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe punonjësit e gardës e të SHÇBA do t’i nënshtrohen procesit të vetingut sapo ligji të hyjë në fuqi.

Vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e Policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që Gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat