Detajet e krimit horror/ Nusja helmoi vjehrrën, por më pas i’u rrëfye hoxhës - Bota Sot
Detajet e krimit horror/ Nusja helmoi vjehrrën, por më pas i’u rrëfye hoxhës

Shqipëria

E martë, 25 shtator 2018

Detajet e krimit horror/ Nusja helmoi vjehrrën, por më pas i’u rrëfye hoxhës

Më: 14 mars 2018 Në ora: 00:32
Sipas hetuesve, 21-vjeçarja Marjana Cmeta (foto lart) ka tentuar më pas ta mbytë me një shall.

I hodhi vjehrrës fostoksinë në ushqim, por u tremb se nuk do t’ja arrinte qëllimit. Sipas hetuesve, 21-vjeçarja Marjana Cmeta (foto lart) ka tentuar më pas ta mbytë me një shall. Kur 48-vjeçarja po jepte shpirt, nusja lajmëroi urgjencën. Gjithçka ndodhi më 30 prill të 2017-ës në shtëpinë e familjes Lami në lagjen e “ish-frutikulturës” në Kamzë.

Në atë kohë hetuesit e konsideruan ngjarjen një vetëvrasje nga ana e 48-vjecares Lirije Lami. Por pak kohë më pas gjithçka do të merrte një tjetër rrjedhë. E reja u rrëfye te hoxha Hysen Shehu, por ky e fundit e regjistroi dëshminë. Nuk e raportoi krimin në polici, por ua tregoi atë bashkëshortit të viktimës, Agim Lami (foto lart), 50-vjeç dhe Arben Saliut, (kushëriri i Agimit ) 45-vjeçar.

Tv Klan raportoi se nusja ishte shtatzanë në atë kohë, por familjarët vendosën ta largojnë nga shtëpia pa bërë denoncim në polici. Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata e krimeve të rënda vendosi të lërë në burg 21-vjeçaren, autore e krimit, por edhe 3 personat e tjerë që kishin dijeni për ngjarjen.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test