Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së mjekut të njohur Polikron Çela. Në një njoftim për shtyp të selisë së presidentit thuhet se, Kontributi i tij spikat edhe nga studimet shkencore në fushën e mjeksisë dhe botimit të disa veprave të rëndësishme”.
Ja edhe njoftimi i plotë i Presidencës: Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dr. Polikron Çelo.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të mjekut të njohur e të devotshëm e të palodhur të fëmijëve, pediatrit Polikron Çela.
Kontributi i tij spikat edhe nga studimet shkencore në fushën e mjeksisë dhe botimit të disa veprave të rëndësishme”.
Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij mjeku të vecantv, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të të ndjerit Çela.
Iu prehtë shpirti në paqe!”