Vasili akuza të forta Rilindjes/ Do t’i hanë Shqipërisë edhe kockën e fundit dhe do ikin si...

Shqipëria

Vasili akuza të forta Rilindjes/ Do t’i hanë Shqipërisë edhe kockën e fundit dhe do ikin si...

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:29
Petrit Vasili

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi qeverinë Rama lidhur me skemën e re të ndihmës ekonomike, prej të cilës janë përjashtuar mijëra familje.

Vasili duke folur nga Kuvendi akuzon “Rilindjen” se e çoi vendin nga varferia në mjerim.

“Këta do t’i hanë edhe kockën e fundit Shqipërisë dhe do ikin si tradhëtare”, tha Vasili, duke akuzuar qeverinë se ka bërë një hap të madh, duke përkeqësuar situatën.

"Në diskutimin e sotëm të gjithë e prisnim një sjellje të tillë përpara problemit të asistencës sociale. Qeveria ka marrë një hap të madh: Ka kaluar nga varfëria në mjerim.

Në vend që t’i japë përgjigje kësaj çështje madhore, shpërdoron para me të cilat mund të trajtohen njerëzit për mbijetesë biologjike.

Këto para nuk nxjerrin dot as ushqimin minimal bazik. Dëgjuam me neveri se pas 25 kemi një ngjarje epokale që po ndodh sot dhe po e bëjnë këta.

Projekti i modernizimit ka filluar në 2012 dhe përfundonte në 2018. Po këto vite, ku ka qenë qeveria? Ky është një turp i padëgjuar që nuk ka çon asgjëkundi”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat