Rusët mbështesin PD për destabilitet? Lubonja: Qesharake. Problemi më i madh tek partitë është…

Shqipëria

Rusët mbështesin PD për destabilitet? Lubonja: Qesharake. Problemi më i madh tek partitë është…

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:30
Fatos Lubonja

“Lobimi i partive politike” është tema e debatit mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”.

Analisti Fatos Lubonja e ka quajtur një problem të rëndësishëm faktin se shumë parti financohen nga para të paligjshme. E ndërsa për sulmet drejt Partisë Demokratike se është financuar nga rusët për të krijuar destabilitet në Ballkan i cilësoi si qesharake.

“E kam ndjekur këtë çështje dhe unë e ndaj në dy pjesë. Njëra çështja e financimeve të paligjshme që financojnë këto parti që nuk është rasti i vetëm. Pushteti i këtyre partive është jashtë duarve të qytetarëve.

Lidhje me rusët, mua më ka bërë përshtypje që kur ne e dinim që deri tani këto 600 mijë diheshin dhe nuk u bë zhurmë dhe sapo u gjet një vjegë tentojmë të bëjmë një zhurmë të madhe për armikun e jashtëm që po na sulmon. Në këndvështrimin tim që rusët mbështesin PD në çadër për të destabilizuar është shumë largvajtëse. Mjafton të kemi parasysh një gjë, që Shqipëria është pro amerikane. S’po hyjnë as në Serbi këto lobime.

Kjo është e pa provueshme dhe nuk përjashtohet që rusët të kenë agjentura, por që të bëhet një financim i qëllimtë dhe të angazhohen disa agjentë rusë në Britani dhe të ndikojnë në PD është qesharake. Por pjesa e parë që kjo parti ka marrë 600 mijë dollarë, ku i morën, si i morën, pse i harxhon për këtë punë kjo është çështje shumë e rëndësishme,” tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat