Ikin nga Gjermania, por shqiptarët kërkojnë azil në Greqi - Bota Sot
Ikin nga Gjermania, por shqiptarët kërkojnë azil në Greqi

Shqipëria

E shtunë, 21 prill 2018

Ikin nga Gjermania, por shqiptarët kërkojnë azil në Greqi

Më: 16 mars 2018 Në ora: 21:27
ilustrim- refugjate

Sipas statistikave që botoi së fundmi Ministria greke e Emigracionit, gjatë vitit 2017 ka patur një rritje të ndjeshme të kërkesave për azil nga shtetas shqiptarë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2017 kërkuan azil në Greqi 2450 qytetarë shqiptarë, një shifër kjo mjaft e lartë po të krahasohet me vitin 2013, kur ishin vetëm 419 kërkesa të tilla. Shqiptarët renditen pas sirianëve, pakistanezëve, afaganëve dhe irakianëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve në Greqi. Por nga 2450 kërkesa, vetëm 1504 i kaluan proceduart e para të përzgjedhjes, sipas legjislacionit grek për azilin, ndërkohë që pjesës tjetër u është refuzuar kjo kërkesë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Greqia, për periudhën 2013 – 2018, vetëm 8 shtetasve shqiptarë u është miratuar kërkesa për azil. Edhe në dy muajt e parë të vitit 2018 kërkesat për azil nga shqiptarët mbeten të larta ne Greqi. Sipas Ministrisë greke të Emigracionit, për këtë periudhë janë regjistruar 460 kërkesa nga shqiptarët, nga të cilët gati gjysma e kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test