Është larguar nga spitali psikiatrik Vlorë, njoftoni nëse e keni parë këtë person

Shqipëria

Është larguar nga spitali psikiatrik Vlorë, njoftoni nëse e keni parë këtë person

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:56
Edmond Durmishi

Një 30-vjeçar në Vlorë është larguar nga Institucioni i Spitalit Psikiatrik. 

Policia e qytetit bregdetar thotë se ditën e sotme janë paraqitur familjarët e shtetasit Edmond Durmishi, të cilët kanë denoncuar largimin e tij nga spitali.

Strukturat Policore  kanë nisur kërkimet në terren për gjetjen e këtij shtetasi.

Policia gjithashtu kërkon ndihmën e qytetarëve që në rast se e shohin dhe e njohin 30 vjeçarin menjëherë të kontaktojnë në numrin e telefonit 129.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat