'Çështja Tahiri', Paloka: Do hetohen të gjtihë ata që kanë penguar drejtësinë

Shqipëria

'Çështja Tahiri', Paloka: Do hetohen të gjtihë ata që kanë penguar drejtësinë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:21
Edi Paloka

Kryetari i Komisionit hetimor për çështjen Tahiri, Edi Paloka, pa dhënë shumë detaje ka folur për startegjinë e opozitës në këtë komision.

I ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC News”, ai konfirmoi edhe një herë se do të hetohen gjithë ata që kanë penguar vënien para drejtësisë të Sajmir Tahirit, por edhe për kanabizimin, sjelljen e policisë.

“Nuk dua të bej publik planin e hetimit, ju kërkoj ndjesë, por sot nuk do t’u jap një përgjigje për këtë punë, do hetohen të gjithë ata që kanë penguar vënien para drejtësisë jo vetëm të Tahirit, por edhe per kanabizimin, sjelljen e policisë. Kemi një fushë më të gjerë për të hetuar. Ideja jonë është që gjithçka është bërë me një plan të caktuar kanabizimi i vendit i lidhur me strategjinë e zgjedhjeve të fundit. Të gjithë ata që do dalin në proces hetimi si personazhe do të përfshihen në listën e dëshmitarëve”, tha ai. 

Deputeti demokrat ka folur edhe për situatën brenda Partisë Demokratike, zërat kundër, opozitën brenda opozitës, si edhe për autorizimin që presidenti Meta i dha ministrit Bushati për plotfuqishmërinë në bisedime me Greqinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat