Kërkohej në të gjithë Europën, ja ku u arrestua shqiptari nga Pogradeci - Bota Sot
Kërkohej në të gjithë Europën, ja ku u arrestua shqiptari nga Pogradeci

Shqipëria

E diel, 22 prill 2018

Kërkohej në të gjithë Europën, ja ku u arrestua shqiptari nga Pogradeci

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:45
Policisë së Tiranës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, është prangosur një i ri shqiptar. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin nga Pogradeci, i identifikuar si Eris Belba.

Arrestimi i tij është bërë nga Policia e Tiranës, pasi ishte lëshuar urdhër-arresti ndaj tij.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Tiranës në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjatë paradites së sotme  ka bërë të mundur kapjen e një tjetër  personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasin:

Erlis Belba, vjeç 25 lindur dhe banues Pogradec.

Shtetasi shqiptar, Erlis Belba, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me urdhër-arresti me nr. OCCC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndëve eksplozive”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test