Prova të reja/ 14 orë filmime për ish-kreun e Burgjeve Artur Zoto - Bota Sot
Prova të reja/ 14 orë filmime për ish-kreun e Burgjeve Artur Zoto

Shqipëria

E premte, 21 shtator 2018

Prova të reja/ 14 orë filmime për ish-kreun e Burgjeve Artur Zoto

Më: 22 mars 2018 Në ora: 17:12

728 foto të shkëputura nga 140 orë pamje filmike të një kamere sigurie në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, u administruan si prova të reja, në procesin gjyqësor ndaj ish-kreut të këtij institucioni.

Prej muajsh, Zoto po përballet me gjykatën për Krime të Rënda, pas dyshimeve për korrupsion pasiv. Ai u implikua në aferën korruptive, pasi dëshmisë që bëri në prokurori, ish-zëvendësi i tij, Iljas Labi, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Labi deklaroi se i dërgoi Artur Zotos në zyrë shumën prej 20 mijë eurosh, si ryshfet për tenderin e ushqimeve. Këtë dëshmi, ish-kreu i Burgjeve e hedh poshtë me argumentin se me Labin nuk takohej prej një kohe të gjatë, për shkak të marrëdhënieve konfliktuale që kishin. Për këtë, ai kërkoi të ekspertoheshin pamjet filmike të kamerave të sigurisë së institucionit, prej nga vërtetohet se Iljas Labi nuk hynte kurrë në zyrën e tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test