Shkodra nën ujë, Rama thotë se shteti është në krye të detyrës/ Shpërthejnë qytetarët: O të zëntë...

Shqipëria

Shkodra nën ujë, Rama thotë se shteti është në krye të detyrës/ Shpërthejnë qytetarët: O të zëntë...

Më: 22 mars 2018 Në ora: 17:50
Përmbytjet në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga Shkodra, e cila prej ditësh është e përmbytur dhe qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës, edhe pse 5 mijë hektarë tokë ndodhen nën pushtetin e ujit.

Në rrjetin social, Rama ka publikuar pamje nga operacioni i Forcave të Armatosura në evakuimin e familjeve që rrezikohen apo shpëtimin e tyre nga zonat e përmbytura. “Shkodër - (përtej llafeve e shpifjeve) shteti në krye të detyrës”, shkruan Rama në rrjet.

Por duket se komenti i Kryeministrit ka acaruar ndjekësit e tij në rrjet që nuk kanë kursyer sharjet, kritikat, deri edhe mallkimet në drejtim të Kreut të Qeverisë.

Më poshtë mund të lexoni të plota disa nga qëndrimet e shprehura nga qytetarët në profilin e Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat