'Tirana qytet studentor', Civici: Ta bëjmë qytetin miqësor me të rinjtë

Shqipëria

'Tirana qytet studentor', Civici: Ta bëjmë qytetin miqësor me të rinjtë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 22:45
Pamje nga ngjarja

20% e popullsisë në Tiranë përbëhet nga studentë. Kjo e bën bashkinë e Tiranës por edhe akademikët të bëjnë përpjekjet e tyre për ta kthyer qytetin sa më miqësor me studentët dhe të rinjtë në tërësi.

"Tirana, një qytet ndërkombëtre studentor". Ky është diskutimi i Forumit të Pavarur të Rektorëve zhvilluar në Universitetin Europian, duke ftuar edhe studentë që kanë qenë pjesë e programeve Erasmus.

Civici: E dimë sesa i rëndësishëm është programi Rasmus jo thjesht si numër bursash, jo thjesht si studentë që lëvizin nga një vend në tjetrin por mbi të gjitha në këtë botë gjithnjë e më globale shkëmbimi i kulturave, vendosja e kontakteve, shkëmbimi i njohurive. Dhe sa më i ditur të jetë një njeri aq më i lirë, aq më i zoti dhe aq më shumë kontribuon për veten e vet, për shoqërinë ku ndodhet.

20% e qytetit të Tiranës përbëhet nga studentë, kjo e bën Bashkinë e qytetit të jetë më e vëmendshme ndaj politikave më sociale.

Mazniku: Çdo shans i mundshëm për ta kthyer qytetin  e Tiranës jo vetëm një qytet që është tashmë i studentëve shqiptarë. Shumë njerëz nuk e dinë por në Tiranë pothuajse 20% e popullatës janë studentë. Numri i studentëve në Tiranë është shumë i madh.

Studentët që përfituan nga programi Erasmus në vende të ndyrshme të botës treguan eksperiencën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat