Reagon Alket Hyseni: Ja si qëndron e vërteta e 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi

Shqipëria

Reagon Alket Hyseni: Ja si qëndron e vërteta e 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:09
Alket Hyseni

Deputeti socialist, Alket Hyseni, ka reaguar ndaj akuzave të familjes Bua, që të cilat u përforcuan më tej nga opozita, se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi kësaj familje.

Në një postim të gjatë në fb, ai thotë se refuzon me neveri akuzat e montuara.

"Toka bujqësore është fituar nga një AMTP(tapi) në emer të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistruar me vendim gjykate. Është transferuar me kontratë noteriale para disa viteve tek një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme. Nuk e njoh fare përfituesin fillestar të kësaj prone (kunati i zonjës Bua). Ndërkohë zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991, dhe nuk i takon sipas ligjit".

Hyseni shton më tej se zonja Irini Bua dhe bashkëshorti i saj i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucioneve, madje edhe ndaj tij, por që janë pushuar si të pabazuara sipas tij.

"Nuk përbën interes për mua kush fiton në konfliktin e familjes Bua, por fakti është që ska asnjë lidhje me mua. Toka e pretenduar nga zonja akuzuese rezulton akoma e bllokuar në hipotekë si pasojë e një procesi të ri gjyqësor mes tyre dhe nuk është transferuar asnjëherë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat