Denoncimi i LSI: Rama emëroi jashtë kritereve kreun e ARRSH dhe AZHBR

Shqipëria

Denoncimi i LSI: Rama emëroi jashtë kritereve kreun e ARRSH dhe AZHBR

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:47
Endrit Braimllari

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka akuzuar kryeministrin Rama për 2 emërimet e drejtorëve në sektorët kyç. 

Deputeti i LSI u shpreh se Rama ka emëruar Afrim Qendron si kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Frida Krifcën si drejtore të Agjencisë për Zhvillim Buqësor dhe Rural, në kundërshtim me ligjin për Administratën dhe jashtë kritereve të Bashkimit Eurpian. 

Në fund, Braimllari shtoi se LSI do t’i drejtohet prokurorisë.

Endrit Braimllari: Edi Rama ka emëruar në kundërshtim me ligjin e Shërbimit Civil Drejtorin e Autoritetit Rrugor Afrim Qendro, Drejtorin e AZHBR Frida Krifca, ndonëse ligji e thotë qartë që për këto pozicione drejtuese duhet të fitohet konkursi i trupës së nënpunësve civil të nivelit të lartë drejtues. Të dy këto drejtues, por jo vetëm nuk e kanë fituar këtë konkurs.

Lëvizja Socialiste për Integrim po ndjek me vëmendje çdo veprim të këtij kryeministri, njerëzve të tij në çdo institucion publik dhe do të vazhdojë të bëj publike shkelje të tilla të ligjit, akte korruptive por dhe presione që i ushtrohen çdo ditë punonjësve të administratës publike duke e kthyer atë në një organizatë politike të  Rilindjes.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë gati materialet dhe do ti drejtohet institucioneve të Bashkimit Europian, por dhe prokurorisë duke shpresuar në një hetim të pavarur të këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat