'Nuk duam ta përdorim për politikë, erdhëm si motra tek vëllai': Kryemadhi zbarkon tek të përmbyturit

Shqipëria

'Nuk duam ta përdorim për politikë, erdhëm si motra tek vëllai': Kryemadhi zbarkon tek të përmbyturit

Më: 26 mars 2018 Në ora: 11:24
Permbytjet në Shkodër

LSI-ja ka zbarkuar sot në zonat e përmbytura të Shkodrës. Kryetarja Monika Kryemadhi, e ka emërtuar si “katastrofike” situatën. Pasi ka dëgjuar me vëmendje disa nga problemet e banorëve, ku shqetësimi më kryesor ishte ushqimi për bagëtitë, Kryemadhi tha: “Ne kemi ardhur si grup parlamentar. Kemi menduar të ndihmojmë me aq sa kemi mundësi për të ndihmuar me koncentrat për bagëtitë dhe për t’u solidarizuar me ju.

Nuk duam ta përdorim për politikë, jo, jo! E di pse? Sepse kjo është njerëzore, sikur i shkojmë njeri-tjetrit dhe për të mirë dhe për të keq. Ne kemi ardhur si motra tek vëllai, si vëllai tek vëllai, në kuptimin e mirë të fjalës.

Duam që t’u tregojmë të gjtihëve dhe të ftojmë jo vetëm deputetë por të gjithë shqiptarët të solidarizohen me ju, të mësojmë nga përballimi i vështirësive që shkodranët i bëjnë me dinjitet vështirësive, fatkeqësive, të mësojmë nga qytetaria juaj, sepse ju me qytetarinë tuaj i bëni ballë dhe indiferencës, qoftë qeveritare, qoftë indiferencës politike. Djepi i qytetarisë jeni, djepi i demokracisë jeni...Me mirënjohje dhe respekt për të qënë pjesë e ndihmesës," theksoi Kryemadhi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat