Familjarët e të arrestuarve “rrethojnë” Komisariatin e Kukësit

Shqipëria

Familjarët e të arrestuarve “rrethojnë” Komisariatin e Kukësit

Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:52
ilustrim

Familjarët e protestuesve të arrestuar gjatë natës në Kukës kanë “rrethuar” paraditen e së dielës Komisariatin e Kukësit.

Sipas tyre, policia ka ardhur në shtëpitë e tyre natën për të arrestuar pjesëmarrësit në këtë protestë dhe thonë se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë nëpër banesa.

“Kanë ardhur me maska e na kanë trajtuar si kriminelë”, shprehen ata, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Në Kukës kanë shkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kanë takuar drejtorin e Policisë Kukës.

Të shtunën, protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së tarifës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë nëse ato do të rivendosen sërish në funksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat