Mosbindja civile/ Basha paralajmëron Ramën: Liro kuksianët, arresto Tahirin, Habilajn dhe...

Shqipëria

Mosbindja civile/ Basha paralajmëron Ramën: Liro kuksianët, arresto Tahirin, Habilajn dhe...

Më: 3 prill 2018 Në ora: 17:39
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu vendosmërinë e opozitës për të udhëhequr popullin drejt mosbindjes civile. Basha i ka drejtuar një apel qytetarëve që të mos paguajnë taksat e rritura të Edi Ramës, duke shtuar se askush nuk ka ç’ju bën, pasi nuk mund të na fusin të gjithë në burg.

Basha i drejtoi një thirrje Kryeministrit Edi Rama që të tërheqë policinë nga Kukësim, të lirojë protestuesit e arrestuar dhe të arrestojë vëllain e Fatmir Xhafajt, Sajmir Tahirin, Habilajt dhe Balilajt.

“Ka marrë 200 milionë euro në vit nga taksa e qarkullimit dhe nuk shpenzon asnjë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve. Ata që protestuan u çuan për bukën e gojës, pasi janë njerëzit më të varfër. Kjo është arsyeja e revoltës së njerëzve të thjeshtë. Pse e thonë sot njerëzit ndihem kuksiane, sepse janë njësoj subjekt i grabitjes së Edi Ramës.

Për Vil Manushin falsifikohen formularët që ajo të marrë milionat, madje po ngjallin edhe të vdekurit.  Për 25 milionët që merr Arben Ahmetaj po sjellin plehrat e Shqipërisë.

1 javë i lanë  Edi Rama me policinë dhe prokurorinë e tij, atij që solli 630 kg kokainë që të arratisej. Të lirë janë Balili, Habilajt, Tahiri, por Edi Rama i turri policinë familjeve më të varfër të Shqipërisë, arrestoi 23 kryefamiljarë, sepse ata protestuan.

 Polikanët, krimi, kriminelët e lidhur me politikën, trafikantët, janë të lirë, ata që protestojnë i fusin në burg”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat